Lajme

Rrikthehet lotaria amerikane, ja kur mund të aplikoni

By FerizajPress

September 14, 2017

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar dhënien e 50 mijë vizave amerikane për vitin 2018. Si ҫdo vit edhe këtë vit të gjithë shqiptarët mund të aplikojnë falas për lotarinë amerikane nga data 3 tetor deri më datën 7 nëntor. Nga vendi ynë do të përzgjidhen jo më shumë se 7% e 50 mijë personave. Gjatë aplikimit për lotarinë ҫdo aplikues duhet të ketë parasysh mirë kërkesat që kërkohen për të qenë fitues i një vize për SHBA.