Në prag të sezonit të ri, Boca ka nisur përgatitjet dhe menjëherë ka ndodhur diçka skandaloze: mbrojtësit Huan Manuel Insaurralde (lojtar i kombëtares argjentinase) dhe Honatan Silva u përfshinë sot në një ndeshje boksi.
Askush nuk e kishte mendjen te dy futbollistët, që ishin në një skuadër gjatë ndeshjes stërvitore dhe filluan të shkëmbenin grushte në një cep të fushës.
Insaurralde sulmoi shokun e skuadrës dhe Silva reagoi më pas për t’u mbrojtur, në një skenë absurde, derisa ndërhynë shokët e skuadrës për t’i ndarë. Trajneri Gijermo Barros Skeloto i përzuri të dy nga stërvitja dhe tashmë Insaurralde rrezikon shumë, sepse edhe në vitin 2011 u përlesh me një futbollist, pjesëtar i së njëjtës skuadër.