Lajme

Rrëzohet shtylla elektrike pranë shkollës “Ibrahim Rugova” në Podujevë  (Foto)

By FerizajPress

July 05, 2018

Një shtyllë elektrike është rrezuar në afërsi të shkollës “Ibrahim Rugova” në Podujevë. Në fotografitë e siguruara nga portali “Indeksonline”, shohim që një pjesë e shtyllës ka rënë në trotuar duke rrezikuar kështu kalimtarët. Kurse, deri më tani nuk ka intervenuar askush nga organet kompetenten për largimin e shtyllës. Ndryshe, shtyllat elektrike në këtë pjesë të rrugës “Skënderbeu”  në Podujevë janë goxha të vjetra, kurse zëvendësimi i tyre është nevojë e kamotshme./Indeksonline/