Ferizaj

Rreze Abdullahu zgjedhet Kryesuese e Komitetit për Barazi Gjinore

By FerizajPress

May 16, 2018

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi, paraditen e sotme ka mbajtur një takim me anëtarë të Kuvendit Komunal si dhe përfaqësueset e Komitetet për Barazi Gjinore me ç’rast është bërë edhe zgjedhja e kryesueses së këtij komitet. Me vota unanime nga të pranishmet kryesuese e këtij komiteti jo obligativ është zgjedhur Rreze Abdullahu, ndërsa anëtarë të këtij komiteti janë: Florije Musa, Bahrije Hyseni, Shqipe Jashari dhe Hatixhe Bungu-Qerimi. Ky komitet është jo obligativ dhe formohet si trupë e Kuvendit të Komunës.