Lajme

Rreth një mijë të ftuar për inaugurimin e Thaçit president

By FerizajPress

April 05, 2016

Hashim Thaçi me stafin e tij asht përkujdesë që ditën e inaugurimit si President i Republikës me organizue nji ceremoni madhështore, tu’ ftue figura të njoftuna politike dhe institucionale si jashtë ashtu edhe mbrenda vendit.

Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Ardian Arifaj thotë se janë në fazën përfundimtare të pregaditjes për këtë ceremoni, ku kanë me marrë pjesë rreth 1 mijë të ftuem.

Arifaj nuk e din a ka marrë ftesa opozita për këtë ceremoni, derisa tregon se ka pasë persona që janë paraqitë me ftesa të falsifikueme.

Mirëpo, Arifaj thotë se nuk ka informacion për emnin e personit që asht paraqitë me ftesë të falsifikueme. Ai thotë se të Martën, ekipi organizator i ceremonisë inauguruese të Presidentit, ka me i dhanë detajet e ceremonië në nji konferencë të posaçme për media.

Nga ana tjetër, i pyetun për protestën e mundshme të opozitës kundër kësaj ceremonie, njohësi i çashtjeve kushtetuese, Vigan Qorolli e quen të pandershme këtë lojë, sepse ceremonia asht konform Kushtetutës e si e tillë, duhet përfundue sa ma dinjitetshëm.

E derisa na ndajnë edhe dy ditë nga ceremonia e parë e dorëzim-pranimit të Presidencës në Republikën e Kosovës, mbetet me pa kush janë VIP’at e politikës e diplomacisë botnore që marrin pjesë, e po ashtu edhe nëse opozita ka me tentue me e prishë këtë imazh të ri të shtetit të Kosovës.