Rreth 80 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik, për shkak të simptomave që dyshohet të jenë të helmimit nga uji i pijes.
Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, në një bisedë telefonike për Telegrafin tha se disa qytetarë tash e tri ditë janë me simptoma të helmimit.
“Është dita e tretë që disa qytetarë kanë simptoma që dyshohet të jenë të helmimit nga uji i pijes. Dikur rreth 80 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të këtyre simptomave. Janë simptoma të lehta”, deklaroi Ilazi.
Ai tutje shtoi se mostrat e ujit i kanë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë publike dhe se sipas rezultateve, uji është i pijshëm