Lajme

Rreth 500 mijë njerëz protestojnë në Rumani

By FerizajPress

February 06, 2017

Tërheqja nga një dekret që do tu kishte bërë të mundur politikanëve t’i shpëtonin ndjekjes penale nuk e qetësoi zemërimin e manifestuesve, të cilët ishin rreth 250 000 vetë në Bukaresht përpara godinës së kryeministrit socialdemokrate Sorin Grindeanu.

Manifestuesit në kryeqytetin rumun, me flamuj të Bashkimit evropian në duar, thërrisnin në kor « Largohuni » dhe «Hajdutë », përcjell Atsh.

Por, kryeministri Sorin Grindeanu nuk pranon të japë dorëheqjen, duke deklaruar në një intervistë televizive se « mban përgjegjësi ndaj të gjithë atyre që votuan për partinë e tij në zgjedhjet e 11 dhjetorit.