Ferizaj

Rreth 30 bletarë ferizajas përfitojnë centrifugat për nxjerrjen e mjaltit të bletëve

By FerizajPress

January 12, 2021

Gjatë ditës së sotme Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Burim Bajrami, ka bërë shpërndarjen e centrifugave për nxjerrjen e mjaltës. Nga thirrja e publikuar përfitues janë afër 30 bletarë të cilët  i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara.

Me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Burim Bajrami, është shprehur se me shpërndarjen e këtyre centrifugave bletarët do ta kenë shumë më te lehtë punën e tyre. Sipas tij, e gjithë  kjo po bëhet edhe me përkrahjen e  Kryetarit të Ferizajt Agim Aliu.

“Sot po  shpërndajmë 27 centrifuga, apo më mirë më thanë pajisje  për nxjerrjen  e mjaltës për  bletarët e komunës sonë nuk do të jenë  të fundit që do të shpërndahen sivjet. Këto pajisje e lehtësojnë qind për qind punën e bletarëve dhe funksionojnë më  rrymë centrifuga elektrike dhe janë shumë të përdorshme  nga ana e bletarëve”, ka thënë drejtori Bajrami, përderisa ka shtuar se gjatë këtij viti për bletarët janë të ndara 40 mijë euro në krahasim  me vitin e kaluar këtë vit janë 10 mijë euro më shumë që do të investojmë me këtë sektorë.

Fermerët ë cilët merren me bletari në fshatrat e Komunës së Ferizajt e kanë falënderuar komunën për këto pajisje të cilat vetë nuk kanë mundur t’i sigurojnë për shkak të çmimit të lartë në treg. Nehat Salihu përfitues i centrifuges së mjaltit ka thënë së gjatë vitit të kaluar kanë pasur vështirësi të shumta dhe kjo ndihmë sipas tij, është shumë e mirëseardhur.

Vlera totale e këtij projekti është 10 mijë  mije euro, me participim të plotë nga ana e Komunës e Ferizajt.