Ferizaj

Rrënohet objekti i vjetër që paraqiste rrezik për sigurinë e qytetarëve

By FerizajPress

August 30, 2017

Ferizaj.30.08.2017. Komuna e Ferizajt rrënoi sot objektin e vjetër afër restorant “Orchide”, pasi një komision i Drejtorisë së Gjeodezisë e Kadastrit, vlerësoi se paraqiste rrezik për sigurinë e qytetarëve. Për më tepër, ky objekt kishte qenë cak i zjarreve të shpeshta kohët e fundit nga persona ende të panjohur.

Në vendin e ngjarjes doli edhe kryetari i Komunës Muharrem Svarqa, i cili tha se objekti dhe hapësira e këtushme prej afro 5 arësh, janë pronë e Komunës, e cila sot po lirohet. Kryetari Svarqa bëri të ditur se kjo hapësirë planifikohet t’i jepet kompanisë “Ambienti” dhe do të shërbejë për parking, duke marrë parasysh nevojat e mëdha që ka komuna e Ferizajt për parkingje, sidomos afër qendrës së qytetit.

U bë e ditur se rrënime të objekteve të vjetra që paraqesin rrezik për sigurinë e qytetarëve, do të ketë edhe në të ardhmën.