Sport

Rrejti i OJQ-ve PRO NET Bashkoi Shqiptaret në Shtime, fjalën e fundit e tha KF ORCHIDE !

By FerizajPress

November 29, 2016

Më 27 dhe 28 Nëntor në Shtime Rrjetëzimi i organizatave jo qeveritare lokale Pro Net  ka organizuar një serë aktivitetesh për festën e 28 Nëntorit e në mesin e tyre edhe turneun sportiv tashmë tradicional Jemi Një ku në të morën pjesë shqiptarë nga Shkupi,Kumanova,Lugina e Preshevës, Ferizaj, Lipjani e vende të tjera të Kosovës.

Për fat të keq Kampionët në fuqi, Shkupjanët, tashmë të bashkuar me Kumanovarët e  KF Harun Aliu & Interemdika dështuan në start duke u mposhtur 4:3 nga KF Ardhmëria skuadër kjo e formuar nga ushtarët e FSK-së dhe punonjës të tjerë nga Institucionet Publike.

Rainca e Luginës së Preshevës nuk arriti të siguroj një biletë për në gjysmëfinale duke u mposhtur nga skuadra e KF Alba Clan me po të njëjtin rezultat 4:3.

Për deri sa Reçaku siguroi kualifikimin tutje duke fituar ndaj KF Paspozor me rezultat 3:0 njejtë bëri edhe skuadra ferizajase e KF Orchide e cila fitoi 4:3 ndaj dy here Kampionit të Shtimes FC Protect System dhe duke e eliminuar ata nga garat.

Në gjysmëfinalen e pare KF Orchide shënoi një tjetër fitore e kësaj radhe ndaj skuadrës së Recakut për tu kualifikuar tutje ndërsa finalen e siguroi edhe Alba Clean duke fituar bindshëm ndaj skuadrës së KF Ardhmëria.

Në finalen e madhe Kurora e Kampionit të turneut Kombëtar JEMI NJË i takoi skuadrës së KF Orchide e cila me dy gola të Ismet Imishtit fitoj 2:1 ndaj KF Alba Clean për të cilët golin e vetëm e shënoi Lavdim Gashi.

Epitetit i lojtarit më të mirë në këtë turne i takoi pikërisht Murat Imishtit të KF Orchide ndërsa tek kjo skuadër shkoi edhe cmimi për Menaxherin më të mirë që i takoi Blerim Demollit.

Goli më i mirë i eventit u shënua nga Liridon Hyseni i FC Protect System ndërsa Golashënuesi më i mirë ishte nga skuadra e KF Alba Clean përkatësisht Lavdim Gashi.

Alba Clean e rrëmbeu edhe çmimin e Portierit më të mirë të cilin e fitoj Leutrim Ahemti ndërsa lojtari më fair play u shpall Driton Halimi i KF Ardhmëria.

Ekipi më Fair Play e turneut u zgjodh KF Rainca nga Lugina e Preshevës.

Vendi i parë krahas Kupës së Kampionit, Medaljeve dhe Mirënjohjes pranoi edhe fanellat e Kombëtarës së Shqipërisë si dhe shkuan në një darkë të përbashkët me skuadrën tjetër finaliste.

Të dy skuadrat por edhe pjesëmarrësit e tjerë këtë organizim në Shtime e vlerësuan shumë lartë duke u ndarë të kënaqur me mirëpritjen e bërë dhe organizimin shembull duke shprehur gatishmërinë që të marrin pjesë sërish në eventet e këtij rrjeti.

Ndërsa rrjeti Pro Net me anë të një Komunikate për medie ka falënderuar publikisht të gjithë pjesëmarrësit, gjyqtarët Bajram Shillova dhe Ibrahim Halili, si dhe ata që ndihmuan në realizimin e eventit duke nisur nga Komuna e Shtimes dhe sponsor të tjerë pa të cilët do të ishte e pamundur organizmi i një eventi të tillë.

Deri në nëntorin tjetër KF Orchide nga Ferizaj do të mbajë kurorën e Kampionit.