Ferizaj– Me këtë rast pushteti lokal premtoi edhe asfaltimin e më shumë se 30 rrugicave në pjesë të ndryshme të Ferizajt.
Rruga ” Enver Hadri” e cila lidh rrugët “Astrit Bytyqi” dhe “Rexhep Bislimi” ka filluar të rregullohet këto ditë dhe për pak kohë do të jetë edhe e asfaltuar. Ajo është e gjatë mbi 400 metra dhe buxhetit të komunës do t’i kushtojë mbi 46 mijë euro. Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa u zotua me këtë rast ky rregullim i rrugës do t’i prijë edhe asfaltimit të më shumë se 30 rrugicave në pjesë të ndryshme të qytetit. Shtruarja e rrugëve me zhavorr po tregohet joefikase, prandaj asfaltimi po shihet si zgjidhje më e qëndrueshme.