Sport

“Rregulli i pesë sekondave”, sekreti i suksesit të Pep Guardiolas

By FerizajPress

July 27, 2018

Trajneri spanjoll për të arritur këtë sukses, ka përdoruar metodën e tij, që njihet si “rregulli i pesë sekondave”. Ish ndihmësi i Pep Guardiolas, Domenek Torrent, ka treguar më shumë për punën e teknikut spanjoll, e cila pas ka edhe suksesin. “Është një stërvitje e veçantë”, tregon Torrent. “Luan si një lojë dhe kur humbet topin reagon. Ke pesë sekonda për ta rikthyer topin, nëse nuk e bon, tërhiqu duke shkaktuar faull teknik”. “Në dy muajt e parë të sezonit të shkuar çdo seancë stërvitore ishte kështu. Mos harroni se Pep pësoi më shumë gola se kurrë në sezonin e tij të parë. Folëm shumë për këtë. Kjo ide dhe ushtrimi i ndërtimit të një formacioni krejtësisht të ndryshëm dy ditë përpara çdo ndeshjeje, lindi në zyrën e Guardiolës”, shtoi ai./Lajmi.net/