I rrethuar me bjeshkë në të gjitha anët, me një peizazh gjelbërues, fshati Sllatinë i cili gjendet 20 kilometra larg qytetit të Podujevës, ka mbetur me më pak se 10 banorë. Largësia nga shkolla dhe gjendja jo e mirë e rrugës ka bërë që në këtë fshat të mbesin vetëm themelet e shtëpive të braktisura nga banorët. Toka në të cilën dikur kultivoheshin kultura të ndryshme bujqësore, në ditët e sotme nuk ka aspak përkujdesje dhe është mbushur me thera e male.