Rrëfehet 30-vjeçari: Ja ç’përjetova në tunelin e tmerrit në jetimore

By FerizajPress

May 20, 2016

“Në atë qendër ka dhunë, na godisnin me shkopinj. E kam ende shenjën në kokë nga rrahja çnjerëzore”, ka deklaruar Sofia për “News 24”

30-vjeçari nga qyteti i Shkodrës pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Shtëpinë e Fëmijës.

Spartaku tregon edhe një detaj shumë të rëndësishëm teksa thotë se në pjesën e pasme të institucionit është një tunel ku punonjëset i marrin fëmijët dhe pasi i fusin aty i godasin me çfarë të munden. Si Spartaku ka edhe shumë jetimë, të cilët janë dhunuar në këtë jetimore. Sipas tij ata nuk flasin për shkaqe të ndryshme, heshtin pasi kanë frikë që të flasin.

Ditën e djeshme u arrestuan 5 persona, përfshi ish-drejtoreshën e qendrës së fëmijëve, pas zbulimit të një skandali ku 3 vajza të mitura u abuzuan seksualisht./shekulli

The post Rrëfehet 30-vjeçari: Ja ç’përjetova në tunelin e tmerrit në jetimore appeared first on Lajminet.