Lajme

Rrebeshe shiu sot në Kosovë

By FerizajPress

September 20, 2016

Ndërsa nga mesi i javës, masa më të ftohta ajrore polare nga Rusia do të depërtojnë mbi rajon duke zbritur temperaturat dukshëm nën vlera mesatare, që njëherësh është edhe depërtimi i parë për këtë periudhë i masave polare kontinentale.

Sot do të mbajë mot i ftohtë kryesisht i vranët me rrebeshe shiu, derisa të mërkurën priten edhe intervale me diell.

Të mërkurën pasdite vransirat do të shtohen, e në mbrëmje priten reshje shiu që do të vazhdojnë edhe paraditen e ditës së enjte, ku më pas gjatë ditës reshjet pushojnë, por që do të mbajë mot më i ftohtë. Të premten do të ketë intervale më të gjata me diell, raporton Prishtina Weather.

Temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar, ku minimalet do të zbresin nga 13C, të hënën, deri në 4C, të premten, ndërsa ato maksimale nga 22C do të zbresin në 15C deri 17C.

Të hënën era do të fryejë nga jugperëndimi 4-7m/s, ndërsa nga dita e martë nga veriu 2-6m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e më pas gradualisht do të rritet./ Lajmi.net