Ferizaj

Rrebesh shiu dhe vërshime në Ferizaj, bllokohet rruga magjistrale Ferizaj-Prishtinë (Foto)

By FerizajPress

July 09, 2018

Reshjet e shiut po vazhdojnë këto ditë dhe në shumë fshatra dhe pjesë të qytetit ka edhe vërshime. Në disa fshatra reshjet e sotme kanë shkaktuar vërshime të shumë pjesëve. Lexues të Ferizajpress kanë dërguar foto për gjendjen në fshatin Prelez i Muhaxherëve cili është vërshuar nga ujërat e shiut. Uji ka bblokuar edhe magjistralen Ferizaj-Prishtinë. Momentalisht preferohet ti iket kësaj pjese dhe të shfrytëzohen rrugë alternative. Ndryshe, IHMK-ja ka njoftuar dje se sot dhe nesër ( e martë) do të na përcjellin reshjet e shiut dhe shkarkime rrufesh, kurse gjatë ditëve në vijim gjendja do të stabilizohet. “Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius, përjashtuar dy ditët e para të javës ku maksimalet do të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius”, thuhej në njoftimin e IHMK-së për motin e kësaj jave.