Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij në seancën e mbajtur paraditen e sotme. Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtari Ervin Trashi dhe prokurore Eranda Lazaj. Për 44 vjeçarin gjykata kishte caktuar një avokat mbrojtës, por ai ka refuzuar mbrojtjen, shkruan “Panorama”.
Gjatë seancës dhe marrjes në pyetje, 44-vjeçari e ka cilësuar ngjarjen momentale, ndërsa ka pranuar se ishte takuar me ish gruan e tij Marsela Çaushaj disa here, madje edhe duke konsumuar kafe.
Ndërkohë 44-vjecari ka pranuar se detyrimi financiar kundrejt fëmijëve të tij në shumën 15 mijë lekë të reja nuk është dhënë asnjëherë, por thjesht shuma të cilat ai vetë i ka dhënë fëmijëve herë pas here.
Ai u shoqërua në gjykatë nën masa te rrepta sigurie. Konfirmohet se ish bashkëshortja e tij Marsela Çaushaj gjatë mëngjesit të së enjtes ka lënë edhe ambientet e spitalit, ku ishte shtruar prej datës 7 qershor.
The post Rrahu ish- bashkëshorten, ja arsyeja qesharake që jep 44 vjeçari nga Vlora appeared first on Lajminet.