Ferizaj

Rrahje në Kaçanik, konfiskohet një elektroshok

By FerizajPress

May 13, 2016

Policia e Kosovës njoftoi se dje në Kaçanik dy të dyshuar meshkuj për shkaqe të panjohura janë përleshur në mes vete.

Sipas raportit policor, si pasojë njëri prej tyre pëson lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Gjatë kontrollit tek njëri i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një elektroshok.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.