Ferizaj

Rrahje në Ferizaj, një person dërgohet në Spital

By FerizajPress

April 10, 2022

Një burrë me inicialet D.T. nga fshati Pozheran i Vitisë ka përfunduar në Spitalin e Ferizajt pasi dyshohet se pas një konflikti verbal është sulmuar fizikisht nga kater persona të dyshuar.

Policia e Kosovës njofton se njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Tre të dyshuarit e tjerë gjenden në kërkim policor ndërsa rasti është në procedurë hetimore.