Ferizaj

Rrahje në Dubravë, një i lënduar rëndë

By FerizajPress

June 26, 2018

Një person është arrestuar pasi, bashkë me një tjetër, kishin sulmuar fizikisht viktimën të cilit i kanë shkaktuar lëndime të rënda.

Pas tretmanit në emergjencë në Ferizaj, viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, pas intervistimit me vendim të prokurorit.

Rasti ka ndodhur në fshatin Dubravë të Ferizajt të hënën në mbrëmje.