Ferizaj

Rrahje mes dy grupeve në Kaçanik, pesë të lënduar

By FerizajPress

June 27, 2017

Një rrahje në mes dy grupeve ka ndodhur në Kaçanikë gjatë natës së kaluar, ku si pasojë katër viktima dhe një i dyshuar janë dërguar në tretman mjekësor, ndërsa katër të dyshuar tjerë janë në arrati.

Kurse në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 6 shkopinj druri dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë.