Ferizaj

Rrahja masive në Gjykatën në Ferizaj: Janë arrestuar 6 persona

By FerizajPress

December 27, 2019

Një rrahje masive mes 13 personave brenda Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku policia ka arrestuar disa persona, e ka ndalur 6 prej tyre.

Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, pasi që të njëjtit gjatë një seance gjyqësore, janë përleshur fizikisht në mes vete. Për të futur situatën nën kontroll, zyrtaret policor janë detyruar të përdorin sprejin. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Kjo seancë po mbahej për veprën ‘vrasje e rëndë’, që kishte ndodhur në shkurt të vitit të kaluar.

Deri tek kjo siç duket erdhi pasi që familjet e dy palëve u përfshinë në një përleshje. Megjithatë, policia ndërhyri për ta qetësuar situatën duke arrestuar disa prej tyre.

“Personat janë intervistuar, 6 prej tyre me urdhër të prokurorit janë mbajtur në polici për 48 orë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë.