Lajme

Rrahja e një 12 vjeçari, shkas i një përleshje mes dy familjeve në Viti

By FerizajPress

June 21, 2017

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se pas një mosmarrëveshje rreth rrahjes se një fëmije dymbëdhjetë vjeçar, të dyshuarit A.D dhe B.D kanë shkuar në shtëpinë e H.Y dhe E.Y. dhe, në fjalosje e sipër në oborrin e tyre, ka filluar kacafytja mes këtyre familjeve ku nga të dyja palët janë përdorur mjete të forta (shufra metalike), me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar të gjithë të dyshuarit e lartshënuar.“Ka pasur të lënduar me këtë rast ku pas trajtimit mjekësor dhe intervistimit nga ana e policisë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të katër të dyshuarit e lartshënuar ndalohen në mbajtje në Stacionin Policor në Viti, ndërsa rasti dërgohet në Gjykatë”, ka bërë me dije Policia.