Lajme

Rrahën mes veti babë e bir në Prizren, përfundojnë në spital

By FerizajPress

July 18, 2016

Në rajonin e Prizrenit gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një përleshje fizike në mes të djalit dhe babës.

Sipas raportit të policisë babë e bir si dhe dy familjar të tjerë për arsye të panjohura janë rrahur në mes veti me ç ‘rast të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin tre të dyshuar janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje ndërsa një i dyshuar është duke u trajtuar në spital.