Policia e Kosovës raporton për një rast dhune familjare,e cila ka ndodhur dje në Suharekë.
Viktima femër, shqiptare e Kosovës, sipas raportit, kishte raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj, shqiptar, po ashtu shtetas i Kosovës, e ka sulmuar fizikisht dhe më pas e ka dëbuar nga shtëpia atë dhe djalin e tyre. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar punëtori i QPS.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës.