Editorial

Rotarianët

By FerizajPress

November 07, 2021

Klubi Internacional Rotarian është themeluar që në vitin 1905, para 116 vitesh dhe ka për qëllimtë i bashkojë liderët e biznesit dhe profesionistët për të ofruar shërbime humanitare dhe për tëavancuar vullnetin e mirë dhe paqen në mbarë botën.Është organizatë jopolitike dhe joreligjioze. I themeluar në Amerikë nga Paul P. Harrys,tani kambi 35,000 klube anëtare në mbarë botën. Kosova është pranuar në këtë organizatë në vitin2005, në 100 vjetorin e lindjes së Rotary.

Tani në Republikën tonë janë mbi 17 klube Rotary ku përfshihet edhe Klubi Rotarian i Ferizajit. Njerëzit e vullnetit të mirë ferizajas këtë klub e kanë themeluar – çertifikuar në maj të vitit 2008. Bashkëqytetarët tanë, lider të bizneseve të njohura dhe profesionistë të bashkuar kanë bërë aktivitete të mëdha e të shumta duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për komunitetin tonë. Për rotarianët është fare e zakonshme dhe normale që ata të japin. Çdo dhënie dhe konrtibut i tyre këthimin e gjenë te kultivimi dhe zhvillimi i hedonizmit. Janë afërsisht 20 anëtarë të Rotary Klub në Ferizaj që në këto vite me punën e tyre kanë shpërndarë libra, kanë dhënë bursa për student, ndihma dhe mjete përbanorët e Ferizajit cep më cep, kanë promovuar etikën , humanizmin dhe vullnetin e mirë për veprime të vlefshme për njerëzit. Janë njerëz të suksesshëm dhe meritorë në bizneset e tyre përkatësisht në profesionin por që nuk mjaftohen me aq.Si rotarian arrijnë të përmbushin edhe shumë nevoja të tjera të njerëzve tanë për të cilatshërbime nuk ka nevojë as për promovim, as shpërblim.Në një ditë të diele kur nga angazhimet e shumta të përditëshme gjatë tërë javës të gjithëkërkojnë një relaksim në natyrë Rotarianët e Ferizajit u angazhuan përsëri në punë. Vikendi ityre u bë një aksion punues me qëllim që të i’u pastrojnë ambientin pushuesve dheshfrytëzuesve të natyrës në Jezerc te vendi më i frekuentuar nga qytetarët tanë për këtëdestinim.Që moti e kishin planifikuar një kampanjë për heqjen e mbeturinave nga ai vend i cili më shumëi ngjante një deponie të çrregullt të mbeturinave. Ngjyrat e bukura të vjeshtës dhe bari igjelbëruar në atë hapsirë mes kodrave të Jezercit më shumë dukej si një natyrë e leckosur mecopëza “leckash” të hudhura gjithandej. Gati se e pabesueshme ishte të shikoje se njerëzit qëaty kalojnë një vikend të bukur, t‘i kenë hudhur të gjitha çka kanë pas, edhe shishet edhepelenat e fëmijëve edhe batanijet e ombrellat e prishura edhe pakot e këpucëve. Se sa për qesete najlonit, sikur ishte bërë “detyrë” për të i hudhur që ato pastaj të vareshin nëpër degë tëkaçubave me therra. Puna vullnetare kishte mbledhë vullnetarë edhe jasht klubit. Vend përlodhjen nuk pati. Në vend të saj u mendua dhe u diskutua për format se si duhet ruajturpastërtia e domosdoshme në atë vend ku ajri i pastër hidhërohej nga dora e njerëzve tëpapërgjegjshëm të cilët dëmtonin veten dhe të tjerët me këto mbeturina. Në të mbaruar tëaksionit për pastrimin e ambientit u realizua një ecje e grupit të rotarianëve deri te PIKA 1 e UÇK–së,

zona e Nerodimes. Rotariani doktorri i njohur dhe pjesmarrësi i luftës në UÇK Xheladin Reçica

dha rrëfime të bukura për heroizmat e ushtarëve tanë për çapkanllëqe të guximshme dhetë rrezikshme për kohën e luftës.

Ky veprim i rotarianëve ferizajas na dha një leksion sot:Që nga fëmijëria e hershme na duhet të fillojmë me kampanjë vetëdijesimi dhe ndërgjegjësimipër të mirat e atdheut tonë. Për ruajtjen e natyrës si edhe për ruajtjen e historisë tonë. Sa mirëdo të ishte që nxënësit e shkollave të vizitonin këto vende historike dhe të dëgjonin ngaheronjtë e gjallë të luftës sonë të lavdishme për ushtrinë tonë.Rotarianët këtë e bëjnë falas për të mirën e juaj.E ju doajeni veten dhe atdheun, natyrën dhe jetën e shëndetshme. Ndërtojmë sot për të ishfrytëzuar nesër këto të mira. Për një pleqëri të lehtë me rini të fortë dhe të ardhme tëndritur!Tahire Berisha Abazi