Sport

Ronaldo: Juventus, klubi i vetëm që më bëri ofertë

By FerizajPress

July 16, 2018

Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se Juventusi ishte klubi i vetëm që ka kishte bërë ofertë për shërbimet e tij. Ronaldo tha në muajin maj pas triumfit të Real Madridit në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpoolit se do të mundë të largohej nga klubi këtë verë, transmeton Gazeta Express.

Fjalët e yllit portugez bënë që të nisnin spekulimet se ai do të mundë të shkonte në Manchester United dhe mbase në Paris Saint-Germain, megjithatë 33-vjeçari përfundoi befas te Juventusi në Itali.

Duke folur në një konferencë gjatë prezantimit të tij të hënën, Ronaldo tha se në fakt gjiganti italian ishte klubi i vetëm që i kishte bërë ofertë atij.

“Oferta e Juventusit ishte e vetmja që kam marrë”, tha Ronaldo.