Sport

Ronaldo dhe klubet gjermane, statistikë interesante (Foto)

By FerizajPress

April 12, 2016

Cristiano Roanldo, pas rekordit me 45+ gola në 6 sezone radhazi për Realin me dy golat e shënuar ndaj Wolfsburg, tani e ka arritur edhe një shifër tjetër interesante.

Me dy golat ndaj Wolfsburg në pjesën e parë të takimit të dytë çerekfinal, Ronaldo shënoi golin e 15-të këtë edicion në Ligën e Kampionëve në vetëm 10 përballje.

Pas këtyre dy golave të realizuar, Ronaldo ka shënuar ndaj klubeve gjermane në Ligën e Kampionëve më shumë se ndaj cilit do shtet tjetër, me gjithsej 16 gola. /Gazeta Blic/