Ma. Blerina Hajdini – Murselaj
Romani Tuneli i Ernesto Sabatos, fillon si roman shumështresorë, ku flet sa për dashurinë, krenarinë e tepruar dhe një lloj egoizmi, që shfaqet dashuri-urrejtje ndaj femrës.
Roman që shpalon temën e dashurisë, midis dy personazhave Maria Allenda dhe Huan Pablo Kastelit, që figurativisht është përshkruar, si një dashuri jo e zakonshme apo një dashuri e marrëzishme, për faktin, se Maria e luan një rol të dyfishtë, derisa është e martuar ajo luan me rolin të një dashnore, që e trajton Pablon si një dashnor duke lajtur me gjendjen e tij emocionale.
Pablo Kasteli, një piktor dhe Maria një adhuruese e galerive të pikturës është momenti i takimit të parë, që njëherësh flitet për një dashuri midis tyre, me që Maria luan me ndjenjat e piktorit Pablo Kastelit, duke i lënë letrën se: edhe unë mendoj për ju!
Romani Tuneli në pjesë të madhe arrin të vë në lojë, dashurinë e Marias, intrigën e piktorit Pablo Kastel, që realisht mund ta cilësojë si roman i dashurisë, lojës, intrigës dhe fatit të personzheve.
Në romanin Tuneli Pablo Kasteli dhe Maria Allende, janë krypersonazhe të këtij romani, për faktin se kemi të bëjmë me dy personazhe të ndryshme nga karakteri dhe sjellja e tyre. Personazhi Pablo Kasteli, mund të cilësohet si personazh që shfaq ndjenjat e tij të dashurisë së pastër dhe jo djallëzore, ndërsa Maria Allende shfaqet si personazh që luan lojën e personazhit intrigues! Sipas këtij përkufizimit të lartëpërmendur mund të themi se kemi të bëjmë, me dy personazhe të karaktereve të ndryshme, që shfaqen në romanin Tuneli të Ernesto Sabatos.
Pablo Kasteli dhe Maria Allende, janë dy personazhe që i shfaqin dashurinë njëri-tjetrit, por jo në mënyrë të barabartë për faktin që Maria është një grua e martuar dhe luan me ndjenjat e Pablo Kastelit. Në apektin tematik kështu zhvillohet fabula e romanit në fjalë, ndërsa sa i përket tipit të romanit Tuneli, qëndrojmë në mendimin e lartëpërmendur se është një roman i dashurisë, lojës dhe intrigës së personazheve. Fakti që personazhi femër, jep mesazhin e një grua të martuar, duhet ta cilësojmë si një personazh intrigues në raport me personazhin mashkull.
Ky roman shpreh ndjenjat e emocionale të personazheve, që i përcjellin gjatë gjithë kohës. Në roman kemi një udhëtim të jashtëzakonshëm, që shfaq ndjenjat emocionale të të dy personazheve, ku jepet mesazhi i një udhëtimi në kohë i perssonazheve sidomos Pablo Kastelit, që dashurinë e Maria-s e përjeton si një fat jo i mirë për veten, dhe njëkohësisht një udhëtim i një dëshpërimi për fatin personal.
Aventurat e personazheve në këtë roman janë aventura të rrezikshme që përcillen nga një fat jo i mirë i personazheve, dhe në të njëjtën kohë pasqyrohet një realitet jetësor në roman. Ky roman i Ernesto Sabatos, pasqyron një rrëfim mjaft të ndërlikuar, ku e fut lexuesin në një intrigë të vazhdueshme se çka do të ndodh mëtutje.
Maria dhe Kasteli, rrëfejnë prej një këndi që as i pari, as i dyti, nuk pajtohen me fatin e tyre, por gjithmonë janë në kërkim të një realiteti të ri.Në romanin Tuneli, paraqitet një dashuri shumështresore për arsye se në këtë roman, personazhet na paraqiten me një dialog sa shoqëror dhe miqësor, po aq dashuror sepse këtu përpos që na shfaqet Maria si grua e martuar dhe Kateli si një shok i saj, në këtë rast involvohet personazhi tjetër Hunteri pronar ferme dhe dashnor i Marias.
Elementi tjetër që e përcjell këtë roman, është elementi i dramacitetit që pasqyrohet gjatë gjithë romanit në fjalë dhe sidomos në fund të romanit që arrin kulminacionin me vrasjen e Marias nga Pablo Kasteli.
Romani Tuneli, karakterizohet nga ndjenjat emocionale të personazheve që reflektohen gjatë gjithë fabulës së romanit. Ky roman i Ernesto Sabatos karakterizohet si roman i dashurisë për nga tema ndërsa nuk mungojnë as elementet e lartëpërmendura në të. Bota emocionale që udhëhiqet nga personazhet, është botë që pretendon të pamundurën ta bënë të mundur!