Një projekt që nuk ka bindur dhe që ka dështuar. Alessio Romagnoli ka trashëguar shiritin e kapitenit nga Leonardo Bonucci dhe të dy do të bashkohen përsëri te kombëtarja e Italisë, por, ndërkohë, kanë ardhur deklaratat e ftohta të kuqeziut pas fitores me Barcelonën në International Champions Cup. “Leo është një lojtar i rëndësishëm, por ne kemi lojtarë të tjerë po aq të mirë dhe të fortë. Do të luajmë në maksimum edhe pa të”, ka thënë kapiteni i Milan-it. Nuk mund të mungonte edhe një koment për Higuain: “Mendoj se po flasim për një nga sulmuesit më të fortët në botë, është një gjë e mirë që e kemi në skuadër. Shpresojmë të bëjë me në atë që ka bërë gjithmonë në karrierën e tij”.