Skuadra nga kryeqyteti italian duket shumë aktive në tregun e transferimeve. Giallorosët sot kanë zyrtarizuar nënshkrimin me portierin 21 vjeçar, Daniel Fuzato, nga skuadra e Palmeiras. “Sot fillon një aventurë e jashtëzakonshme për karrierën time”, ka thënë ai për klubin e ri. “E njoh mirë ekipin e Romës, sepse është një klub që ka pasur traditë për të nxjerr portierë të njohur brazilian. Do të bëj gjithçka që ti ndjek hapat e tyre”. Daniel Fuzato është pjesë e Kombëtares U21 të Brazilit./Lajmi.net/