Roma ka arritur marrëveshje me zëvendësuesin e Alisson Becker. Verdhekuqët kanë marrë “po”-në e portierit të Suedisë, Olsen, përcjellë “Lajmi.net”. Sipas “Sky”, Roma po tenton të arrijë marrëveshje edhe me klubin e Copenhagen. Suedezët kërkojnë 16 milionë euro për Olsen, derisa italianët ofrojnë 10 milionë. Kujtojmë që Olsen bëri paraqitje fantastike me Suedinë në Kampionatin Botëror. /Lajmi.net/