Editorial

Roli i Gruas në Lirinë e Pavarësinë Kosovës

By FerizajPress

November 12, 2018

Shkruar: PhD Salihe Salihu

Roli i gruas shqiptare për lirinë e Kosovës është shquar në çdo epokë të historisë sonë kur populli dhe trojet tona kanë qenë në rrezik. Lufta jonë për liri ishte rrugë e gjatë por populli ynë kur nuk u pajtua me gjendjen e robërimit, nga asnjë pushtues. Pushtimin e robërimin e luftoj edhe gruaja bashkë me burrin. Për heqjen e prangave të robërisë kontributi i gruas shqiptare shquhet në gjitha epokat por kontributi më i freskët i gruas shqiptare është lufta për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Lufta për lirinë e Kosovës i ka rrënjët që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, kur u mposht robëria nga pushtuesit gjerman mirëpo Kosova u riokupua nga sllavët, kështu që kauza për lirinë e popullit shqiptarë të Kosovës nuk u përmbyllë. Populli shqiptar i Kosovës për tu çliruar nga ky ripushtim ju nevojit sakrifica të mëdha deri në vetëmohim. Në këto sakrifica gruaja shqiptare me përkushtim dhe vendosmëri u radhitë krah për krah me burrat që të luftojnë për liri e për pavarësinë e Kosovës. Mirëpo gruaja shqiptare edhe para se të shpërthente fronti i luftës së hapur ishte e angazhuar në grupe ilegale të asaj kohe pa kursyer as jetën në mbështetje të lirisë e pavarësisë. Si ilustrim për angazhimin e femrës shqiptare kam intervistuar një grua që flet për kontributin e gruas. Gruaja e intervistuar është Advie Morina e cila është lindur në burgun e Serbisë meqë nëna e saj Zyme Turjaka Morina ishte burgosur nga forcat e regjimit serb kur ajo ishte shtatzëne. Zyme Turjaka Morina si aktiviste e Frontit Nacional Demokratik Shqiptar u burgos në vitin 1949. Forcat policore e marrin Zymën në shtëpi dhe me duar në brumë ia vendosin prangat. Për regjimin serb nuk mjaftonte vetëm prangosja dhe burgosja e Zyme Turjaka Morina por ata kishin për qëllim edhe të futnin tmerr e panik në popullatën shqiptare. Me këtë qëllim për ta demonstruar forcën e tyre pushtuese ata përdornin strategji psikologjike për të mbjellje frikë e tmerr. Në rastin e Zyme Turjaka Morina të cilën e prangosin në shtëpi dhe e marrin ashtu të lidhur për të ecur në këmbë nëpër rrugët e qytetit të Pejës deri te çelia e burgut. Zyma bashkë

me burrin e saj Shani Morina, burgosen dhe maltretohen. Ndëshkimi ndaj këtij çifti ishte që ti frikojnë shqiptarët për t’u aktivizuar në luftë për çlirim. Mirëpo, vërtetë ky rast dëshmon se gruaja luftonte e sakrifikohej krahas burrit, por athua sa është numri i grave që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës? Pra, me cilësi të sakrificës dhe të vetëmohimit u radhitet gruaja shqiptare në organizata ilegale me qëllim që të jep kontributin e vet për lirinë e Kosovës. Gruaja shqiptare morri pjesë edhe në protesta e demonstrata me kërkesën për lirinë e Kosovës. Burgjet e ish federatës jugosllave ishin të mbushura edhe me femrat shqiptare nga të gjitha trojet shqiptare. Për këtë flasin edhe dëshmitë se kur u dënuan disa anëtare të grupit “Shote Galica” të qytetit Ferizaj-it, në vitin 1983 në mesin e tyre edhe unë e shumë të tjera, pasi u shqiptua dënimin me burg nuk kishte vende të lira nëpër burgjet e Kosovës dhe koha për ekzekutimin e dënimit u shty deri sa të lirohet ndonjë vend nëpër burgje. E burgjet e Kosovës gjatë viteve të 1980-ta vërtetë ishin të mbushura me bija shqiptare si Trendëlina Labënishtin, Ajshe Gjonbala, Hafide Topalli, Nazire Zogaj, Nazife Xhemajlin, Gjyle Krasniqin, Zyrafete Manaj, Havë Shala, Shahadije Neziri e shumë e shumë të tjera. Edhe në diasporë Gruaja shqiptare në mënyrë aktive morri pjesë në organizimin e tubimeve, protestave e demonstratave për të sensibilizuar kauzën e popullit shqiptar. Dekadë pas dekade këtë mision gruaja shqiptare e përmbushi duke informuar shtetet e botës për gjendjen e aparteid në Kosovë. Lufta e agjitimit dhe e organizimit nuk ishte frontale por ishte një front lufte i padukshëm përplot rreziqe e sakrifica të pa numërta e të pa matshme. Gruaja shqiptare u inkuadruar drejtpërdrejtë edhe në frontin e luftës. Në jehonën e pushkëve të Luftës së UÇK-së u dëgjuan edhe krismat nga radhët e gruas shqiptare të cilat luftonin për lirinë e Kosovës. Ndër figurat më të njohura dhe që mund të paraqet përfaqësim të dinjitetshëm për të gjitha luftëtarët e lirisë së Kosovës është padyshim heroina e kombit “Xhevë Krasniqi Lladrovci”. Mirëpo, gruaja shqiptare nuk u ndal vetëm në sakrificat për liri e pavarësi të Kosovës por u angazhua edhe në luftën e popullit shqiptar në Maqedonin. Në këtë luftë morri pjesë edhe heroina ferizajase Hyrë Emin (Mira) e cila më parë ishte ushtare e UÇK -së e më pas u radhitë edhe në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare së bashku me bashkëluftëtaren Vjollca Fazliu. Pa mbështetje e gruas shqiptare dhe aktivitetit të grave në këto procese bazuar në faktet historike nuk do të rritej dhe frymëzohej lufta për liri. Për të fituar bindjen për këtë mjafton të rikujtoni sakrificën e gruas tek familja e komandantit legjendar Adem Jashari. Qëndresa e grave të familjes së Jasharëve

për të qenë krah për krah me burrat dha jehonë anembanë botës dhe u shndërrua në çelësin e artë për të argumentuar me fakte se armiku vranë jo vetëm burra por edhe gra, fëmijë e pleq civilë. Pikërisht nga sakrifica e grave, fëmijëve e pëlqeve u tronditi e tërë bota dhe lufta jonë fitoj përkrahje dhe mbështetje nga gjithë bota demokratike. Mirëpo, aktet e vrasjes së grave, fëmijëve e pëlqeve ishin po ashtu faktor mobilizues për gjithë shqiptarinë që filloj të kërkonte armë të vetë-mbrohej. Kështu që lufta e UÇK -së morri mbështetje dhe u zgjerua e u fuqizua në gjithë Kosovën. Me fuqizimin e luftës për liri kthim mbrapa nuk kishte për popullin shqiptar të Kosovës. Këtë determinim për tu sakrifikuar deri në vdekje në mënyrë eksplicite dhe implicite e kuptoj edhe faktori ndërkombëtar dhe i doli në ndihmë popullit tonë deri në çlirim. Këto argument flasin shkurt por bindshëm se Liria e Pavarësia e Kosovës është e ujitur edhe me gjakun e sakrificën e gruas shqiptare dhe jam thellësisht e bindur se pa sakrificën e grave nuk do të mund të fitonim lirinë. Pa angazhimin e gruas shqiptare fillimisht për ta përkrah UÇK -në e më pas edhe për tu bërë pjesë e UÇK -së nuk do të mundej të artikulohej e të përkrahje çështja e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Në luftën për lirinë e pavarësinë e Kosovës gruaja shqiptare dëshmoj heroizmin dhe u sakrifikua deri në vet-mohim. Prandaj, gratë janë pjesë e pandashme në të gjitha përpjekjet për liri dhe pavarësi të Kosovës.