Editorial

Roli e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ruajtjen e paqes në botë

By FerizajPress

July 02, 2019

Historiku i SHBA-së

Bota e Re apo Hemisfera  Perëndimore u zbulua nga Kristofor Kolombi më 1492 dhe në fillim u quajt nga si India Perëndimore, por më pas u vërtetua se ishte një kontinent krejt i ri i pa njohur për evropianët. Këto udhëtime të Kolombit i vërtetoi Amerigo Vespuçi në udhëtimet e veta  në vitet 1501-1502, ku konstaton se flora dhe fauna e kësaj toke të re nuk kanë asnjë ngjajshmëri me atë të Indisë, siç pretendonte Kolombi. Kjo bëri që nga 1492 viti fillon të banohet Amerika nga evropianët, kjo do të qonte në themelimin edhe të shumë kolonive, siç ishte rasti koloninë e parë Virgjinia e themeluar  nga  anglezi Adam Smith më 1607 e mori emrin hir të mbretëreshës angleze Elizabeta I. Zgjerimi i ndikimit anglez vazhdoi tutje në vitet vijuese, por për shkak të dallimeve ideologjike filluan lëvizjet çlirimtare për pavarësinë e 13 kolonive angleze. Si ngjarje e rëndësishme vlen të përmendet

Masakra e Bostonit- vitit 1773 dhe fillimi i Revolucionit Amerikan

      Qeveria angleze  vranë disa qytetarë amerikanë dhe kjo do tʼi hapte rrugë revolucionit amerikan kundër vendimeve të marra nga qeveria britanike e udhëhequr nga Xhorxhi III.    Amerikanët e hodhën në det çajin e kompanisë angleze dhe kjo qoi në një bllokadë që bëri parlamenti anglez ndaj amerikanëve, duke i hapur rrugë luftës së 13 kolonive kundër pushtimit anglez i cila u kurorëzua më 4korrik1776,kur u shpall Pavarësia e ish-13 kolonive angleze  të cilat formuan SHBA-të, njërëzit më meritor për këtë akt madhor për Historinë e SHBA-së, ishin XhorxhUashingtoni komandant i ushtrisë së 13 kolonive dhe më pas president i parë SHBA-së, më pas do të kemi edhe TomasXhefersonin autor i deklaratës së pavarësisë,dhe president i tretë i SHBA-së,XhonAdamsi presidenti dytë i SHBA-së, BenxhaminFranklini diplomat i parë amerikan në Evropë. Dhe AleksandërHamilton sekretar i parë i thesarit.

Presidenti i Parë i SHBA-së, Xhorxh Uashington

Pamje nga momenti i shpalljes së Pavarësisë së ish- 13 kolonive angleze më  4 korrik 1776 Filadelfia

Sfidë e madhe e shtetit të ri ishte zgjerimi territorial dhe divergjencat në zhvillimin ekonomik në mes të shteteve të Veriut dhe atyre të Jugut,  kjo natyrisht nuk do të kalonte aspak lehtë për shkak se këto ndarje të thella e quan vendin drejt një lufte civile në periudhën kohore ndërmjet viteve  1861-1865, ku si pasojë e  zhvillimit ekonomik dhe rolit të fuqishëm të presidentit Linkoln shtetet e Veriut fituan mbi ato të Jugut. Kjo luftë civile me gjithë dëmet që i solli vendit. Pas luftës SHBA-ja,  doli më e  bashkuar dhe u  orientua drejt zhvillimit, duke u bërë njëra,ndër fuqitë më të mëdha ekonomike në fund të shekullit XIX-të.

Organizimi i  SHBA-ve- Kushtetuta

Një rol të rëndësishëm në rolin e saj në botë, ishte padyshim kushtetuta amerikane e cila ishte më shkurta në botë dhe shumë funksionale. Ishte  ratifikuar më 1788Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara shërben si ligj suprem amerikan në organizimin e qeverisëGjykatës supreme është përgjegjëse për ligjin Kushtetues. Ka pasur mjaft përparim social prej shekullit të XIX-të. Këto zhvillime janë reflektuar gjerësisht në Kushtetutë. Skllavëria u ndalua më 1865 nga Amandamenti i Trembëdhjetë i Kushtetutës AmerikaneAmandamenti i Katërmbëdhjetë dhe Pesëmbëdhjetë që e pasuan atë, garantonin shtetësi për të gjithë personat e natyralizuar brenda territorit të Shteteve të Bashkuara dhe të drejtë vote për personat e të gjitha racave.Akti i të Drejtave të Njeriut i 1964, dënonte si krim ndarjen ose veçimin e personave sipas racave në vende publike.

Presidentët të cilët u skalitën në Mount Rushmore të Dakotës së Jugut,  u shquan për rolin e madh që kishin në shtetndërtimin e SHBA-së (Xhorxh Uashington, Tomas Xheferson, Teodor Ruzvelt, Abraham Linkoln).

SHBA-ja, në mes të dy luftërave botërore

Epoka Përparimtare shënoi një kohë të zhvillimit ekonomik të Shteteve të Bashkuara,  Sidoqoftë, Rënia e Wall Street më 1929 çoi te Depresioni i Madh,në një kohë e rënies ekonomike dhe papunësisë së lartë. Rrjedhimisht, qeveria amerikane themeloi “New Deal” (Marrëveshjen e re), me një seri e reformave dhe programe që kishin për qëllim të ndihmonin ata që prekeshin nga Depresioni. “New Deal” kishte sukses të ndryshueshëm. Siqodoftë, kur Shtetet e Bashkuara, hynë në Luftën e Dytë Botërore  më 8 dhjetor 1941, ekonomia shpejt u rimëkëmb. Pas sulmit të Japonisë në Përl Harbër  më 7 dhjetor 1941-të shkaktoi shpalljen e hyrjes zyrtare të SHBA-së në Luftën e II-të Botërore kundër Japonisë. Kurse pas katër vitesh angazhime arriti që të merrte primatin në botë si supërfuqi. Një ndër arsyet kresore të këtij suksesi ishte padyshim mos dëmtimi nga lufta e territorit amerikan, por vetëm angazhimi me trupa në Evropë, Azi dhe Afrikë.

Presidenti 32 iSHBA-ve, i vetmi president të cilit ju besuan katër mandate presidenciale(1932-1945 vdiq në detyrë) i vetmi rast në historinë e SHBA-së, ku nga votuesit amerikan vendosën që ky të thente traditën amerikane të  vendosur nga Xhorxh Washingtoni që një president nuk mund të kishte shumë se  dy mandate.

Rritja e rolit të   SHBA-së në botë

Me iniciativën e SHBA-së, më 26 qershor të vitit1945 themelohet Organizata e Kombeve të Bashkuara, po ashtu ndihmoi Evropën përmes  Planit  Marshall i cili kishte për qëllim të bënte rimëkëmbjen ekonomike të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.Por krahas  ringritjes  ekonomike SHBA-ja, themeloi edhe organizatën mbrojtëse të paktit të Atlantikut Veriorë (NATO) më 1949. Por veç këtyre organizimeve që bëri si fuqi botërore, ajo u përballë me një luftë tjetër, ishte Lufta e Ftohtë(1945-1990) ku u ballafaquan me sfida të mëdha, siç ishin ardhja e komunizmit në Kinë(1949) prodhimi i bombës sovjetike(1949) dhe më pas lufta e Koresë.

Në luftën e Koresë (1950-1953), SHBA-ja ndërhyjnë në një konflikt të OKB-së, në anën e Koresë Jugore, duke bërë një paqe që do të ndante gadishullin korean në dy pjesë.  Ndërsa ngjarje tjetër që vuri edhe sigurinë globale në rrezik, ishte padyshim dislokimi në Kubë i raketave me mbushje bërthamore nga ana e Nikita Krushqovit udhëheqësit sovjetik.

Xhon F.Kenedi Presidenti 35 i SHBA-ve presidenti i cili solli shpresën duke e forcuar rolin Amerikës në botë.Ishte presidenti më ri në moshë dhe presidenti i katërt në historinë e SHBA-së, që vritet në atenetat në Dallas të Teksasit më 1963.

Por falë diplomacisë amerikanë të udhëhequr me maturi nga presidenti Xhon F. Kenedi, u arrit që pas dy javë tensionesh të bëhet largimi raketave sovjetike më 22 tetor 1962 nga ishulli kuban i cili nuk ishte më larg se 150 km, nga brigjet SHBA-së. Po ashtu vlen të theksohet se në Luftën e Ftohtë, në mes të dy superfuqive botërore në njërën anë blloku perëndimor i udhëhequr nga SHBA-ja, dhe ai socialist nga BRSS,bënë ndarjen  biploare të botës, por këto rivalitete shpesh ishin të shoqëruara edhe me konflikte të përmasave rajonale, ku Fuqitë e Mëdha u ballafauan në mes tyre, por në vendet e treta. Rasti më rëndë jo vetëm për SHBA-në, por edhe për bllokun perëndimor ishte shpërthimi konfliktit iVietnamit,ku me këtë rast politikat e Uashingonit, për frenimin e komunizmit, kësaj radhe u penguan jo vetëm nga vietkongët, por edhe nga dy fuqi aziatike të cilat ishin proletarët e socializmit, ku njëra ishte Kina dhe tjetra Bashkimi Sovjetik, të cilët pretendonin të shtrinin ndikimin e tyre në atë pjesë të rëndësishme të Azisë Juglindore përkatësisht në Indokinën franceze(Vietnamin), kjo njëkohësisht do të ndikonte në arritjen e objektivave të poltikës së jashtme  amerikane në Lindjen e Largët. Por megjithatë sukseset e pas Luftës së Dytë Botërore të SHBA-së, ishin pothuajse të prekshme kemi vendet  në tutelën amerikane të cilat po prosperonin në zhvillimin ekonomik dhe tekniko teknologjik, siç ishte rasti me Japoninë, GjermaninëPerëndimore, Korenë Jugore etj. Por pas viteve 70 dhjeta, të shek.XX-të. Ky ndikim u zgjerua edhe në vendet e tjera, siç ishte ofrimi  me Kinën, duke ndikuar në zvoglimin e ndikimit komunist në botë.

Ronald Regan(1980-1988) Presidenti 40-të, i SHBA-ve cili luajti një të rëndësishëm në shembjen e Murit të Berlinit(1989) dhe fundin e ndarjës botës në dy blloqe.

Suksesi i fund shekullit XX- për SHBA-të si fanari i lirisë

Ky sukses erdhi falë zhvillimit dhe stabilitetit ekonomik,të SHBA-ve, duke e përballuar me sukses Luftën e Ftohtë dhe duke dalur nga ajo si fituese apo si fuqi e vetme e cila udhëheq me botën pas vitit 1990, por jo vetëm kaq, kjo fuqi amerikane arriti të ndalë shumë keqbërës apo diktaorë nëpër botë të cilët ishin të njohur për shkeljen e lirive dhe të drejtave të njeriut,  siç ishte rasti me Sadam Huseinin në Irak  dhe Sllobodan Millosheviqin,në Jugosllavi pas viteve 90-ta, andaj në këtë rast vlen të theksohet ndikmi vendimtar i SHBA-ve, për tʼu sjellë lirinë e munguar popujve të robëruar në këtë rast edhe shqiptarëve të Kosovës,ku pas sulmeve ajrore të NATO-s, të cilat zgjatën 78 ditë, duke bërë çlirimin e vendit. Ajo që vlen të theksohet ishte roli i madh SHBA-ve, nën presidencën e Bill Klinton i cili lidhur me sulmin ndaj caqeve serbe ndër të tjera deklaronte se “Se forcat tona iu bashkuan NATO-s, kundër forcave serbe që janë përgjegjëse për brutalitetin në Kosovë. Po veprojmë për tʼi mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë nga ofensiva ushtarake, po veprojmë për ta parandaluar një luftë mëtë gjerë”!

Presidenti i 42 i SHBA-ve, Bill Clinton ishte më meritori për mposhtjen e Milloshevqit dhe largimin e makinerisë së tij vrastare nga Kosova, më 12 qershor 1999.

Përgatiti: Ilir Bytyçi-historian Përgjegjës për Trashëgimi dhe Muze në Ferizaj