Sport

Robben humb sezonin?

By FerizajPress

April 07, 2016

Duket se ylli i Bayernit, Arjen Robben mund t’i ketë dhënë fund përpara kohe sezonit.

Sipas Sport1, mesfushori holandez do ta ketë gati të pamundur riaftësimin në kohë përpara fundit të sezonit, ndonëse ka ende shpresa të vogla se ai mund t’ia dalë të paktën për finale e Ligës së Kampioneve nëse Bayerni do të arrijë deri në Milano.

Ndërkaq dhe vetë Robben e ka konfirmuar se riaftësimi i tij nuk po shkon sipas planeve.

“Është vërtet zhgënjyese. Nuk mund të them se kur do të jem gati, por nuk kam ndër mend të tërhiqem”, ka thënë Robben.

Bayern ka fituar minimalisht ndeshjen kundër Benficas në Alianz Arena. /Telegrafi/