Lajme

Rivitalizimi i urës së Ibrit – pranë dështimit (Video)

By FerizajPress

April 11, 2016

Rivitalizimi i urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë filloi me problem.

Përveç rrethojave që u vendosën vitin e kaluar, asgjë më nuk u prek në urën që nga serbët lokalë njihet edhe si “Parku i Paqes”.

Zyrtarisht, procesi duhej të fillonte më 15 tetor të vitit të kaluar, por u shty për dy 48 orë me arsyetim se duhet të mundësojë përmbylljen e diskutimeve rreth Memorandumit të Mirëkuptimit mbi kufijtë komunal në mes të komunave Mitrovicës jugore dhe asaj veriore.

Tash kur të gjitha afatet e parapara sipas marrëveshjes kanë kaluar, gjasat janë që projekti të dështojë, ngase përfundimi i projektit ishte paraparë që të ndodhte në qershor e së implemetuari të fillonte në mars.

Edhe në të gjitha institucionet përgjegjëse për procesin nuk duan që të kumentojë për këtë çështje, duke e hedhur fajin njëra palë te tjetra për mos realizimin e projektit. /Gazeta Tribuna/

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=chEkzWtJ91o?feature=oembed]