Show Biz

Rita Ora me këtë sukses hyri në librin e rekordeve

By FerizajPress

February 21, 2018

Sukseset nuk kanë të ndalur për Rita Orën Pas koncertit të mbajtur në Prishtinë për nderë të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku surprizoi publikun me performancën e jashtëzakonshme, këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka hyrë në histori. Këngëtarja kosovare ka shënuar edhe një sukses tjetër. Rita ka hyrë në librin e rekordeve, duke i është bashkuar legjendav, e Shirley Bassey dhe Petula Clark si një nga këngëtaret britanike me më së shumti hite në toplistën ”UK Top 10”. Ndryshe, Rita Ora pas suksesit të madh që kishte me albumin e parë, është duke u përpjekur për të nxjerrur në treg albumin e saj të dytë./21Media