Ferizaj

Rin’ON “Të gjithë meritojnë të festojnë”

By FerizajPress

December 25, 2016

Klubi rinor Rin’ON në bashkëpunim me klubin Rotaract realizuam koncertin dhe sofrën shtëpiake për nder të festave të fundvitit me moton: “Të gjithë meritojnë të festojnë” .

Me paratë e mbledhura këta të rinj duan që sadopak  të pasurojnë sofrat e familjeve nevojtare gjatë këtyre festave.

Këta të rinj kanë  e falënderuar  të gjithë atyre që kontribuuan dhe dhuruan mjete për familjet në nevojë.Ata kanë falënderuar edhe zyrtarin rinor Agon Zhinipotokun për ndihmën që u ka ofruar në organizimin e këtij aksioni.

Bëhet e ditur se mjetet e  grumbulluara do tu shpërndahen rreth 40 familjeve në nevojë.