“Kjo është shtëpia, Ku është kultura?” dhe “Villa Mustafa” ishin disa nga mesazhet që u përcollën përmes pankartave të vendosura në Shtëpinë e Kulturës dhe në sheshin kryesor në Preshevë.
Kryetari i këtij forumi, Leart Hajrullahu tha se përmes këtyre pankartave po e paraqesin shkatërrimin e kulturës në vend dhe kapjen e komunës nga familja Mustafa.
“Ky aksion na e bën të qartë se institucionet duhet të jenë të ndara dhe shumë të pavarura, pa interesa politike. Në vend që të kemi një kulturë të mirëfilltë ajo fundoset nga udhëheqësi i saj. Ragmi Mustafa po mundohet të e familjarizojë komunën, duke e degraduar me pretekstin mustafian”, thuhet më tej në komunikatën e dërguar për media./Kp
The post Rinia në Preshevë me aksion kundër degradimit të kulturës appeared first on Lajminet.