Labinot Tahiri, i cili tash e një kohë është bërë i njohur për iniciativat e shumta humane që ndërmerr, është nderuar së fundmi me medalje për kontribut nga Rinia Evropiane e Kosovës, në krye me Avdullah Hasanin.
Këta të fundit kanë vlerësuar lartë kontributin e tij si humanist, gjë që e ka bërë një shembull ideal edhe për të tjerët.
Labi i ka falenderuar për nderimin, gjersa me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se këtë çmim ua dedikon të gjithë shqiptarëve,
“Këtë medalje ia dedikojë popullatës shqiptare të cilët treguan zemërgjerësinë dhe bujarinë që kanë mes njeri tjetrit. Jam gjallë për ta treguar misionin e shqiptarëve se sa të lidhur jemi mes vete. Ata e dëshmuan në shumë raste vetën duke mbledhur në orë rekord shuma të cilat u deshnin për ti shëruar fëmijët tanë”, ka thënë ndër të tjerash ai.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Faleminderit për shperblimin.
Unë këtë medalje, ia dedikojë popullatës Shqiptare, të cilët treguan zemërgjersinë dhe bujarinë që kanë mes njeri tjetrit.
Unë jam gjallë për ta treguar misionin e shqiptarëve se sa të lidhur jemi mes vete.
Ata e deshmuan në shumë raste vetën duke mbledhur në orë rekord shuma të cilat u deshnin për ti shëruarë fëmijet tanë.