Për nder të festave të fundvitit, anëtarë të Rinisë Demokratike të Ferizajt, shpërndan dhurata për kategorinë më engjëllore të njerëzimit, për fëmijët e prekur me sindrom down.
“Ishte ndjenjë e papërshkrueshme t’i shohësh aq të lumtur teksa merrnin dhuratat. Mirëpo kjo (ndarja e dhuratave) mbetet veç një lumturi çasti. Ajo që këta fëmijë kanë me të vërtetë nevojë është trajtimi më i veçantë dhe benificionet shtesë nga shteti. Prandaj si rini do ta ngrisim zërin për plotësimin e ligjit për kategoritë e veçanta. Ne falënderojmë psikologen njëherit edhe koordinatore e qendrës Yllkën e cila është shumë e përkushtuar dhe u qëndron përditë pranë këtyre fëmijëve” ka thënë Valon Eshrefi kryetar i RDK-së dega në Ferizaj.
Me këtë rast Forumi i të rinjve të PDK-së dega Ferizaj ka uruar festën gjithë qytetarëve duke ju dëshiruar suksese, harmoni, shëndet e gjithë të mirat!