Rinas, arrestohet italiani, hyri në Shqipëri me armë në brez

By FerizajPress

May 04, 2016

Policia kufitare e Rinasit ka vënë në pranga një person më kombësi moldave dhe shtetësi italiane, i cili po tentonte të hynte në Shqipëri me pistoletë në brez.

Sipas policisë, Igor Bodnari është pikasur nga sistemi i sigurisë së aeroportit, ndërsa mbante me vete një pistoletë tip “Beretta”.

Policia po heton për zbardhjen e të shkuarës së të arrestuarit dhe lidhjet me vendin tonë.

The post Rinas, arrestohet italiani, hyri në Shqipëri me armë në brez appeared first on Lajminet.