Ferizaj

Rikthehet kryesia e trofeve në Klubin e Hendbollit “Kastrioti”

By FerizajPress

January 26, 2018

Ferizaj.26.01.2018. Gjatë ditës së sotme, kryetari Aliu ka pritur në një takim anëtarët e grupit punues të caktuar ditë më parë për riorganizimin e Klubit të Hendbollit “Kastrioti” – meshkujt.

Në këtë takim, kryetari Aliu është njoftuar për strukturën e re drejtuese të klubit e cila do të ketë këtë përbërje:

1. Lulzim Abazi – Kryetar; 2. Avdullah Isufi – Nënkryetar; 3. Fikret Ibrahimi – Nënkryetar; 4. Fitim Ramadani – Anëtar; 5. Basri Ibrahimi – Anëtar; 6. Ekrem Beqa – Anëtar; 7. Gyner Nuredini – Anëtar; 8. Ismet Shamolli – Anëtar; 9. Betim Tasholli – Anëtar 10. Fatmir Syla – Anëtar. 11. Flamur Salihu – drejtor sportiv

Gjatë ditëve në vijim, struktura drejtuese e klubit do të bëj një raport mbi gjendjen e kësaj organizate dhe hapat që do të ndërmerren për riorganizimin e saj.

Drejtuesit e ri të klubit kanë siguruar kryetarin Aliu se do të angazhohen maksimalisht që klubit t’i kthehet nami i dikurshëm, suksesi dhe trofetë që e bëjnë Ferizajn – Kryeqytet të hendbollit.

Kryetari Aliu është i vendosur të mbështesë fuqishëm KH “Kastrioti”, me qëllim që të rikthehet dinjiteti dhe suksesi i munguar i këtij klubi – ikonë e sportit ferizajas.