Show Biz

Rikthehet “Abba”! Pas 35 vitesh incizojnë këngë të re

By FerizajPress

April 27, 2018

Pop-grupi “Abba” është rikthyer në studio për të incizuar këngën e parë që prej vitit 1982.

Kuarteti suedez ka thënë se kënga e re ishte “konsekuencë e papritur” e rikthimit të tyre të bashkuar në një ‘turne virtual’, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

“Të gjithë ne katër mendonim se, pas rreth 35 vjetësh, mund të ishte kënaqësi të bashkoheshim përsëri dhe të shkonim në studio”, njoftoi grupi përmes Instagramit.

Nuk është dhënë asnjë datë e publikimit të këngëve të reja, por njëra prej tyre me titull “I Still Have Faith In You” do të lansohet gjatë muajit dhjetor dhe to të transmetohet në BBC dhe NBC.

Zëdhënësi i Abbas, Gorel Hanser, përshkroi këngët e reja, duke thënë: “Tingujt do të jenë të njohur, por edhe modern.” /Lajmi.net/