Ferizaj.20.10.2016. Gjatë natës së kaluar hajnat sërish kanë hyrë në shtëpinë e Përparim Bytyqit në Mirosalë të Ferizajt.
Është kjo hera e tretë që në këtë shtëpi hynë hajnat për të vjedhur dhe ende nuk ka ndonjë rezultat të identifikimit të tyre.
Pronari i shtëpisë ,Përparim Bytyqi ka shprehur shqetësimin se më nuk po ndihet i sigurt të investoi dhe të blejë gjëra me vlerë në shtëpinë e tij pasi ajo është bërë cak I hajnave dhe assesi organet të zënë këta keqbërës.
Edhe pse Bytyqi thotë se kanë njoftuar policinë dhe ata kanë qenë në vendin e ngjarjes në fshatin Mirosalë majori i Policisë Basri Shabani i ka thënë FerizajPress se kjo vjedhje nuk është regjistruar.
“Gjat 24 orëve të fundit është lajmëruar vetëm një vjedhje ,dhe atë brenda në qytet. Policia e Kosovës është duke punuar intensivisht në zbulimin dhe kapjen e keqbërësve” ka thënë Shabani.
Por fotot e dërguara nga pronari i shtëpisë flasin se në shtëpinë e tij është hapur dritarja me dhunë dhe dikush është future brenda.