Ferizaj

Rihapet tregu i kafshëve

By FerizajPress

August 28, 2017

Ferizaj.28.08.2017. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka shfuqizuar vendimin për mbylljen e tregjeve të kafshëve në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, i cili është marrë si masë preventive për parandalimin e përhapjes së sëmundjes gungore të lëkurës tek kafshët e llojit të gjedhit.