Ai thotë se ky është një fakt shqetësues e që sipas tij panelistët nuk e përfshinë në diskutimin e sotëm. /Lajmi.net/
Postimi i Berishës në Facebook:
RTK u sulmua me bombe veren e vitit 2016. U sulmua me bombe edhe shtepia e Drejtorit Gjeneral te RTK Mentor Shala. Paramendojeni se çka ndodhe sot. Ne konferencen e organizuar nga OSBE qe flet per sigurine e gazetareve – panelistet politik nderkombetare e vendore nuk e permenden askund kete fakt shume shqetesues – sulmin me bombe kunder RTK, lincimin dhe stigmatizimin e RTK, ku edhe vet jam i atakuar nga ky diskurs i tmerrshem. C’don te thote kjo situate kur beni dallime – sulmet ndaj kolegeve tane ne media te tjera I denoni, denonconi dhe nuk I toleroni, gje qe beni shume mire ndersa sulmin me bombe kunder RTK as nuk e perfshini ne diskutimin tuaj per ta permendur si fakt teper shqetesues? Nuk besoj intimisht se e promovoni kete dallim ose qe sulmet ndaj RTK i toleroni prandaj dhe shpreh habine se pse ne asnje pjese te diskutimit te panelisteve politik vendore e nderkombetar – RTK nuk u permend fare.