Franck Ribery mund të transferohet në Fenerbahce.
Futbollisti francez, Franck Ribery mund të jetë duke luajtur edicionin e tij të fundit në Bayern Munich.
Ai po kërkohet me ngulm nga skuadra turke, Fenerbahce, e cila mund të jetë edhe skuadra e tij e fundit në karrierë, shkruan Fichajes.net.
Me ardhjen e Ancelottit në krye të Bayernit do të vijnë edhe disa lojtarë të rinj, por edhe disa të tjerë pritet të largohen.
Në mesin e tyre mund të jetë edhe Ribery që po kërkohet nga skuadra turke.