Në Kosovë, personat e infektuar me koronavirus nuk po respektojnë masat e vetizolimit, duke rrezikuar kështu edhe rrethin e tyre dhe personat me të cilët mund të kenë kontakt.
Njëjtë ndodhi edhe në Ferizaj. Atje policia hasi në të dyshuarin e gjinisë mashkullore.
Ky i fundit u has nga policia në lokalin e tij, përkundër që kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.
Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët komunal të cilët e kanë mbyllur lokalin, në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit është inicuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.