Ferizaj

Rexhepi: Protesta e thirrur nga Labinot Tahiri, është kryekput politike dhe për përfitime politike

By FerizajPress

March 15, 2019

Këshilltari komunal nga radhët e AKR-së,Amir Rexhepi, nuk e përkrahë kërkesën e Labinot Tahirit për protestë.

Rexhepi këtë protestë e ka quajtur politike dhe për përfitime politike. Ai ka thënë se nuk do të marr pjesë në këtë protestë, pasi sipas ti problemi i rruges shume shpejt do te zgjidhet

Në vazhdim po ua sjellim postimin e ti pa ndërhyrje në Facebook.

Protesta e thirrur nga Labinot Tahiri, eshte kryekput politike dhe per perfitime politike.Kjo protest nuk ka gjetur perkrahje e plote nga banoret e fshatrave Terrn, Luboc e Koshare, por vetem nga njerez te afert me Labin.

Une kesaj radhe nuk do te marr pjese ne kete proteste, sepse problemi i rruges shume shpejt do te zgjidhet, ju lutem mos e pengoni procesin, sepse kemi pritur qe sa vite, edhe une jam nga fshati Koshare, edhe une jam pjese e kesaj rruge.